Pacolli: Nuk ka ekip negociator, ka shërbëtorë tё Thaçit

Deputetja e Lёvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka komentuar letrën e dërguar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilën kërkon unitet të politikës kosovare për dialogun me Serbinë.

Duke folur për ekipin negociator ka thënë se nuk ka të tillë, sepse sipas saj, ka vetёm disa shërbëtorë që po i shërbejnë Hashim Thaçit. Tema e dialogut me Serbinë është shndërruar në temë personale të Presidentit, Hashim Thaçi, ka shtuar Pacolli.

Pacolli në konferencën për media ka thënë se Trump ka kërkuar një unitet të cilën ne se kemi.
“Në fakt presidenti Trump e ka konfirmuar se duhet unitet në vend, ne tash nuk e kemi një unitet tё tillё. Ne e kemi një person, pra Thaçin i cili e ka marrë agjendën e dialogut dhe temën e korrigjimit të kufijve si temë të vetën e ka privatizuar atë dhe kemi një grup, një delegacion, të ashtuquajtur delegacion shtetëror i cili do t’i shërbejë si shërbëtor pra Thaçit”, ka deklaruar Pacolli nё konferencё pёr media.

Gjatë kësaj konference për media, deputetja e Vetëvendosjes ka kritikuar ashpër Qeverinë Haradinaj, në veçanti politikën e jashtme për të cilën ka thënë se ka qenë e mbushur me premtime, derisa ka pasur shumë dështime e skandale pa fund gjatë vitit 2018-s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë