Vazhdon presioni jo-parimor i SHBA-së për heqjen e taksën

Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.

Siç merr vesh Radio Televizioni Dukagjini, letra duket të jetë serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Dërgimin e kësaj letre e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Letra ndër të tjera, siç përcjell televizioni i lartcituar, bën thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë