Sonte luhen ndeshjet e fundit për grupe nё Ligën e Evropës

Të martën dhe mërkurën mbrëma përfunduan ndeshjet e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve tё Evropёs dhe u mësuan 16-të skuadrat që vazhduan tutje, plus 8 ekipet e vendeve tё treta qё do tё vazhdojnё nё Europa League, bёn tё ditur Kabllogrami.

Ndёrsa, sot nё mbrёmje (e enjte) zhvillohen ndeshjet e xhiros sё fundit nё fazёn grupore tё Europa League, me ç’rast do mёsohen emrat e tё gjitha ekipeve qё do tё kualifikohen tutje nё Ligёn e Evropёs.

Sikurse në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligën e Evropës disa skuadrat e kanë siguruar tashmë kalimin tutje, ndërsa disa tjera do ta kërkojnë sot.

Klubet si Arsenali, Chelsea, Lazio, Zeniti, Dinamo Zagrebi kanë siguruar kalimin, ndërsa disa tjera të mëdha e kërkojnë sot kualifikimin.

I tillë është klubi i madh italian, Milani, që kërkon kualifikimin nga udhëtimi i tyre i vështirë te Olympiacosi, ndërsa një gjë të tillë e kërkon edhe Besiktasi dhe Sevilla.

Ndeshjet e sotme do të zhvillohen në dy orare, nga ora 18:55 dhe 21:00.

Sot do të dihen 24 skuadra që kalojnë tutje nga Liga e Evropës, ndërsa atyre do t’i bashkohet edhe tetë skuadra nga Liga e Kampionëve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë