Vuçiqi personalisht shkon në KS të OKB-së për t’u ankuar për Ushtrinë e Kosovës, më pas në Bruksel takon Thaçin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, seancë të cilën e thirri Rusia me insistim të Serbisë pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Kabllogrami

Pas kësaj seance, Vuçiqi do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin me liderët e rajonit, që e organizon shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Këtë Vuçiqi e konfirmoi për mediumin serb “Prva”, duke theksuar se në Bruksel, me ftesë të Mogherinit, të pranishëm pritet të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pastaj kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Denis Zvizdiqi i Bosnjës, Zoran Zaevi i Maqedonisë si dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, përcjell Koha.net.

“Shkoj në New York, pastaj menjëherë në Bruksel. Kemi pranuar një ftesë të çuditshme, tre presidentë dhe tre kryeministra. Ndoshta kjo është mënyra për të lidhur Beogradin e Prishtinën, por tema do të jetë i tërë rajoni, ndoshta edhe CEFTA”, tha Vuçiq.

“Askush nuk kënaqet në dialogun në Bruksel, por paramendoni sikur të mos shkoj në këtë takim”, tha ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë