Unikkatili konfirmon koncertin në Mitrovicë më 27 korrik 

Reperi i mirënjohur kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik si ‘Unikkatili’, ka konfirmuar se do të kthehet në Kosovë për një koncert.

Ai do të performojë në stadiumin “Adem Jashari” më 27 korrik, bën të ditur Koha.net.

“27 korrik, Mitrovicë. Stadiumi Adem Jashari”, ka shkruar Unikkatili në Facebook gjersa ia ka bashkangjitur edhe një video. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë