Zyrtare: Pranohet gjinia e tretë në Gjermani

Njerëzit qё e konsiderojnё veten tё gjinisё asnjanёse, qё lindin me tipare edhe femёrore edhe mashkullore, apo ata qё ndёrrojnё gjininё dhe s’dёshirojnё tё indentifikohen as femёr e as mashkull, nga 1 janari i kёtij viti në Gjermani mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë.

Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën, më 1 janar 2019.

Njerëzit që nuk i përshtaten përkufizimit biologjik të meshkujve apo femrave tani mund të zgjedhin kategorinë “ndryshe” në dokumentet zyrtare.

Ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t’u regjistruar, raporton “REL”.

Njerëzit interseksualë lindin me karakteristika edhe mashkullore, edhe femrore, të cilat mund të shfaqen në lindje ose më vonë, përcjell albinfo.ch.

Edhe vende të tjera kanë miratuar ligje në vitet e fundit që ndihmojnë njohjen e njerëzve interseksualë – në mesin e tyre: Austria, Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja.

Kombet e Bashkuara thonë se 1.7% e popullsisë së botës është e lindur me tipare interseksuale. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë