Gjermania rikonfirmon: Kundër ndryshimit tё kufijve

Zv/presidenti aktual i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’rast ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, bёn tё ditur Kabllogrami.

Politikani gjerman, Wieland ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është hap i duhur për vendet e rajonit dhe se është një ide e keqe.

“Në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin përshtatje të kufijve, isha i dëshpëruar. Por u bëra shumë i lumtur që Kancelarja jonë, Angela Merkel, sqaroi që ne nuk mendojmë që ndryshimi i kufijve është një hap i mirë për rajonin. Kjo ka më shumë implikime pёr paqen e sigurinё sesa në rajonet e tjera gjithandej në botë. Unë nuk mendoj që është një ide e mirë kjo dhe ne duhet të merremi me ato që kemi”, ka deklaruar ai gjatë konferencës së sotme për media pas takimit me kryeministrin Haradinaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë