Ҫfarë moti do të kemi sot në Kosovë?

301

Një front i ftohtë që po sjell masa të ftohta polare nga veriu i kontinentit evropian pritet të kalojë sot mbi Kosovë, bën të ditur Gazeta Online Kabllogrami, sipas raportimeve të IHMK-së.

Nga sot, ditë e mërkurë, sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, mbi rajonin tonë do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.

Ditën e sotme, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe