Turqia ka nisur manovrat ushtarake në det, më të mëdhatë në historinë e saj

Ankaraja zyrtare është duke zhvilluar manovrat më të mëdha detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë.

Manovrat katër ditore të quajtura “Atdheu i kaltër 2019” filloi me pjesëmarrjen e 103 anijeve në Detin e Zi,  atë Egje dhe Mesdheun Lindor, transmeton koha.net.

Stërvitja ishte planifikuar gjashtë muaj më parë në përputhje me rregullat e NATO-s.

Flota përbëhet nga 13 fregata, 6 korveta, 16 anije sulmuese, 7 nëndetëse, 14 anije patrullimi dhe shumë të tjera.

Stërvitja koordinohet nga Qendra e Komandës së Luftës Detare dhe do të zgjasë deri më 2 mars. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë