Dorëhiqet Wes Mitchell, diplomati kryesor i Trumpit për Evropën

Njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, Wes Mitchell ka dhënë dorëheqje dhe do të largohet nga posti i tij më 15 shkurt të këtij viti.

Sipas Washington Post, dorëheqja vjen në kohën kur janë vënë në pikëpyetje aleancat historike me Evropën, nga ana e presidentit Trump, raporton televizioni KTV.

Mitchell që ka shërbyer më së gjati në kohën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë thellësisht i angazhuar për raportet Kosovë – Serbi dhe ka zhvilluar një sërë vizitash në Prishtinë e Beograd.

Mediat serbe kishin raportuar se ai kishte prezantuar një plan të marrëveshjes ndërmjet palëve, por Mitchell e kishte mohuar këtë. Ai e ka përkrahur në emër të qeverisë së tij krijimin e Ushtrisë së Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë