Sindikata e punëtorëve të Telekomit: Greva e bojkot nëse nënshkruhet marrëveshja me Z-Mobile

Sindikata e punëtorëve të Telekomit, përmes një konference për media kanë thënë se data 30 korrik do të jetë dita e fundit e zhvatjes së Telekomit nga Z-Mobile.

Kryetari i sindikatës, Lahmi Balaj, ka thënë se si punëtorë kërkojnë ndalimin e kësaj kontrate që sipas tyre është e dëmshme.

“Z-Mobile po tenton që të fshihet nga drejtësia, duke tentuar që të shitet te Kujtesa”, ka thënë ai.

Ka shtuar se nuk presin që të vazhdohet me kontratën, pasi që do të ketë pasoja të mëdha.

“Ne do ta bojkotojmë punën, në rast se nënshkruhet kjo kontratë”, ka thënë Balaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë