Edi Rama: Opozita po e minon urën për në BE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë, opozitës. Rama është shprehur se opozita po tenton të hedhë në erë urën e ndërtuar me shumë mund për t’u lidhur me Evropën.

Sipas tij, Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Më tej, kreu i qeverisë ka theksuar se vendi ynë duhet të provojë se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë para ligjit të gjithë si të barabartë, që nga presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra.

“Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian”, është shprehur Rama. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë