Albumi “Phoenix” i Rita Orës po kap toplistat

Ngritja në majë të toplistave si artiste nuk është gjë e lehtë në skenën moderne muzikore. Edhe pse pёrfundimi i kёtij albumi Ritёs i ka marrë shumё kohë, duket se ia ka vlejtur pritja pёr ta shijuar suksesin, ka shkruar Lizzee Harrison nё njё reflektim pёr efektin ‘Rita Ora’ dhe albumin e saj tё fundit ‘Phoenix’ pёr gazetёn “The Daily Free Press” nga Bostoni nё SHBA, pёrcjell Kabllogrami.

Gjashtë vjet pas lansimit të albumit të saj debutues, Rita Ora është kthyer me një antologji të fuqishme. “Phoenix” ku në mënyrë kronologjike sjell prapaskenat e ngritjes së saj si yll dhe e shpërfaq atë se si ka ndikuar në jetën e saj private fakti që me shpejtësi është bërë një nga artistet më të mirënjohura të muzikës botërore.

Ndërmjet telasheve me lidhjet, që u pasqyruan me të madhe në media, problemet ligjore me kompanitë e incizimeve dhe mbulimin e pafavorshëm që i bënë tabloidet, vitet e fundit kanë qenë goxha të vështira për Orën. Ajo i ka kanalizuar të gjitha këto beteja private e publike në këtë album, qё si duket ka kapur shenjёn pasi qё kёngёt e kёtij albumi tashmё kanё kapur majat e toplistave kёndej dhe andej atlantikut dhe po dёgjohen me kёnaqёsi nё gjithё globin,

Adhuruesit e kamotshëm të Orës do ta vlerësojnë rikthimin e zërit të saj të papërpunuar e të çirrur dhe tekstet e sinqerta që thellohen shumë: ajo që sjell në albumin “Phoenix” është një nivel i ri i sjelljes së njohur si “bada-ery”- që përfaqëson sjelljet e mahnitshme të dikujt që nuk ka komplekse, ka shkruar ndёr tё tjera Lizzee Harrison nё njё pёrmbledhje pёr efektin ‘Rita Ora’ dhe albumin e saj tё fundit ‘Phoenix’ pёr gazetёn “The Daily Free Press” nga Bostoni nё SHBA. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë