A po planifikon Serbia njё “Veri tё Kosovёs” nё Malin e Zi

Serbia pёrveç Kosovёs vazhdon tё ngarend aktivitetet provokuese e destabilizuese edhe nё shtetet nё fqinjёsi tё saj, pёrfshirё edhe Malin e Zi. Kёto aktivitete janё posaqёrisht tё theksuara pёrmes subjekteve politike opozitare proserbe si dhe aktivitetit kundёrthёnёs tё Kishёs Ortodokse Serbe, dhe atё nga pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё klerit tё kёsaj kishe, shkruan sot Kabllogrami

Ditё mё parё, vet kreu i kishёs serbe kishte dhёnё njё deklaratё tё rёndё, e ngjashme me ato tё para 30 viteve mё parё, kur vorbulla nacionaliste serbe me skenar tё Memorandumit tё Akademisё Serbe tё vitit 1986, kishte nisur kampanjёn profashiste kundёr popujve dhe kulturave tjera nё fqinjёsi, kinse pёr “pozitёn e rёnduar tё serbёve” nё Kroaci, Kosovё etj, qё do tё rezultonte me lufta e krime tё tmerrshme tё kryera nga forcat serbe ndaj popujve nё fqinjёsi.

Kёshtu, vet patriarku i Kishёs Ortodokse Serbe, Irinej, tha ditё mё parё se serbёt nё Mal tё Zi kurrё s’kanё qenё nё pozitё mё tё rёndё, derisa ka krahasuar pozitёn e sotme tё serbёve nё Mal tё Zi  me atё kur ishin nёn sundimin e ustashёve kroatё gjatё luftёs sё dytё botёrore, si dhe atё nёn sundimin e perandorisё osmane.

Ndaj  kёtyre tendencave serbe pёr tensione e trazira nё Malit tё Zi, kishte reaguar ditё mё parё edhe Sonja Biserko, Kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nё Serbi, duke thёnё se Serbia po e dëshiron njëfarë “Veriu të Kosovës” në Mal të Zi.

Biserko, në një prononcim për mediumin serb “Danas”, kishte thёnё se, duke pasur parasysh se “autoritetet serbe nuk kanë hequr dorë nga përvetësimi i Malit të Zi”, deklarata e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe mbi pozitën e serbëve në Malin e Zi “synon të krijojë njëfarë veriu të Kosovës apo Rajon Serb të Krajinës në atë shtet”.

Ajo thotë se Kisha Ortodokse Serbe vepron nё sinkron me pushtetarёt nё Serbi, situatё e ngjashme kjo, me strategjinё serbe tё 30 viteve mё parё.

“Kisha Ortodokse Serbe ka marrё këtë rol nga pushtetarёt nё Serbi, që të mbajë mundësinë e krijimit të njëfarë veriu të Kosovës në Mal të Zi” thotё Biserko, transmeton Kabllogrami.

“Pasi që autoritetet malazeze po përgatisin ligjin me të cilin rregullohet pasuria dhe mënyra e veprimit e Kishës Ortodokse Serbe, autoritetet nё Serbi po e ndiejnë se e po e humbin kontrollin që e kanë pasur në atë shtet dhe për këtë deklarata e patriarkut serb Irinej është aq ekstreme dhe Beogradi s’do tё rrijё duarkryq lidhur me kёtё”, ka thënë Biserko. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë