Harrohet shtegu i atletikёs nё stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Pasi qё stadiumi “Fadil Vokrri” mezi u licencua pёr zhvillimin e lojёrave ndёrkombёtare nё futboll, organet kompetente nga Qeveria dhe Komuna e Prishtinёs si duket u ‘çliruan’ nga barra e presionit publik dhe po vazhdojnё me avazin e vjetёr tё neglizhimit tё punёve qё duhen kryer. Kёshtu, siç po duket, kanё harruar qё shtegu i Atletikёs duhet pёrfunduar dhe se kanё lёnё nё pritje dёshpёruese atletёt dhe klubet e atletikёs sё kryeqytetit, shkruan sot Kabllogrami

Për klubet e atletikës së qytetit të Prishtinës, punimet akoma s’kanё pёrfunduar nё stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi qё ende janё nё pritje dёshpёruese pёr mundёsitё qё do tё duhej t’u ofroheshin pёr t’i zhvilluar aktivitet e tyre sportive.

Atletët e klubit Prishtina dhe Gërmia 555 ankohen se nuk kanë qasje në stadium për ta shfrytëzuar shtegun e atletikës, që është përreth fushës, kishte raportuar ditё mё parё koha.net.

Zyrtarëve të klubit të atletikës Prishtina u është dhënë si arsyetim nga Komuna e Prishtinës, që është pronare e stadiumit, se ende nuk është bërë pranimi teknik i punëve të kryera.

Por, punët megjithëse me vonesë të madhe janë kryer para disa muajve. Pranimi teknik nuk është bërë, por stadiumi po shfrytëzohet për futboll nga klubet e qytetit dhe përfaqësuesja, dhe kjo rrethanё si duket I ka ‘çliruar’ nga barra e presionit publik zyrtarёt kompetentё nga Qeveria e Komuna, andaj i janё kthyer avazit tё vjetёr tё neglizhimit tё punёve qё duhen kryer. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë