AAK-ja rikonfirmon tri parime bazë: S’ka ndryshim kufijsh, s’ka kushte në dialog e s’hiqet taksa

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët të cilës i ka prirë kreu i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi për media në këtë mbledhje forumet më të larta të AAK-së me votë kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, kjo në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Këto janë tri principet e AAK-së

  1. Respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit;
  2. Dialog pa kushte me Serbinë dhe
  3. Taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë! /©Kabllogrami/
Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë