UEFA publikon 50 futbollistët e nominuar, tifozët duhet të zgjedhin ‘ekipin e vitit 2018’

UEFA publikon 50 futbollistët e nominuar, tifozët duhet të zgjedhin ‘ekipin e vitit 2018’

Për shkak se e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë, Real Madridi prinё në Skuadrën e të nominuarve nga UEFA, më 9 lojtar, plus Cristiano Ronaldo, që tashmë është lojtar i Juventusit. Barcelona ka 7 lojtarë, derisa Liverpooli dhe Atletico Madrid kanë nga 6 lojtarë të nominuar, njofton Kabllogrami.

Votat në web-faqen e UEFA’së janë të hapura dhe skuadra duhet  zgjedhur nga tifozët, të cilët mund të votojnë deri më 11 janar 2019, ku edhe do të zgjidhet 11-shja  më e mirë.

Paneli i përbërë nga një skuadër e redaktorëve të web-faqes sё UEFA’së dhe disa gazetarë tjerë, kanë pёrzgjedhur 50 kandidatë: pesë portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Real Madrid prezantohet në këtë garë me Keylor Navas, Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane, Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric, Gareth Bale dhe Ronaldo, i cili tashmë është lojtar i Juventusit.

Të nominuarit e Barcelonës janë; Marc-Andre ter Stegen, Jordi Alba, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Në këtë listë shumë lojtarë ka edhe Atletico Madrid, gjashtë, duke filluar nga portieri Jan Oblak, mandej Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Lucas Hernandez, Saul Niguez dhe  Antoine Griezmann. Gjashtё tё nominuar janё edhe nga skuadra e Liverpool-it.

Kjo është lista e plotë:

Portierë: Allison Becker (Roma/Liverpool), Hugo loris (Tottenham), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletico Madrid), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).

Mbrojtës: Jordi Alba, Gerard Pique, Samuel Umtiti (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo, Sergio Ramos, Raphael Varane (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Virgil van Dijk (Liverpool).

Mesfushorë: Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric (Real Madrid), Kevin de Bruyne, David Silva (Manchester City), Eden Hazard, N’Golo Kante (Chelsea), James Milner (Liverpool), Saul (Atletico Madrid), Dmitri Payet, Florian Thauvin (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (Barcelona).

Sulmues: Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani, Kylian Mbappe, Neymar (PSG), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah (Liverpool), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Lionel Messi, Luis Suarez (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus). /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë