Këtë fundjavë zhvillohet java e fundit në hendboll

Me ndeshjen e luajtur dje ndërmjet Kastriotit e Zhegrës është hapur java e 14-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit e stinorit vjeshtor me të cilën mbyllen aktivitetet garuese të këtij sporti për vitin 2018, bën të ditur Kabllogrami.

Kastrioti mbrëmë ka shënuar fitore ndaj Zhegrës për të vazhduar garën për titull, ndërsa fitore presin edhe skuadrat e tjera pretendente.

Këtë edicion po zhvillohet garë e fortë për kreun në mes të Kastriotit dhe kampiones aktuale, Besa Famgas.

Besa ka vite që dominon hendbollin kosovar, ndërsa deri më tani ka pësuar vetëm një humbje, njëjtë si Kastrioti.

Besa të dielën e pret Vushtrrinë në Pejë (17:00), ndërsa ka fare pak gjasa që vushtrriasit të bëjnë ndonjë befasi.

Të dielën luhet edhe ndeshja ndërmjet Samadrexhës e Drenicës (17:00), ndërsa dy ndeshje të tjera luhen sot / të shtunën/. Në Gjilan prej orës 17:00 takohen Drita e Trepça, kurse në orën 15:30 fillon takimi Prishtina – Vëllaznimi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë