Albin Kurti uron festën e Bajramit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurti përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.

“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!” ka shkruar Kurti në urimin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë