Moti nesër, me vranёsira dhe i ftohtë

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët me temperatura të ulëta.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë