Zyrtare: Sa deputetë do t’i kenë në Kuvend LVV, LDK, PDK dhe AAK-PSD

280

Votat e diasporës kishin peshë të madhe edhe në këto zgjedhje, ato ndikuan që të rriten akoma më shumë epërsia e Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të Tetorit 2019, shkruan Gazeta Online Kabllogrami.

Përfundimi i numërimit të votave nga diaspora ka qartësuar tashmë ndarjen e mandatave për partitë në Kuvendin e Kosovës.

Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 vende në legjislaturën e re.

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 14 deputetë.

Nga minoritetet, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi zyrtar, do t’i ketë 10 deputetë.

Nga ana tjetër, koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë nuk e ka kaluar pragun prej 5 % për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. /©Kabllogrami/

Fotografia e Blerim Vela

©Kabllogrami

Lexo edhe