Amerika ia “shtin ethet” Iranit, ngit në ajër 52 avionët e luftës

255

Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, të vrarë nga trupat amerikane, me mijëra qytetarë të pranishëm thirrnin për hakmarrje ndaj Amerikës, në anën tjetër Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

SHBA mundi të siguronte një F-35A, katër vite më parë. Që prej asaj kohe, krahët e fuqishëm luftarakë të tyre duket se mund të përballojnë shumëçka, transmeton gazeta express.

“Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.

©Kabllogrami

Lexo edhe