Në Mal të Zi tensione edhe në festimet e Krishtlindjeve ortodokse mes pakicës serbe dhe shumicës maleziase
Ortodoksët malazezë të dy kishave rivale – malazeze dhe serbe festuan Krishtlindjet sot, në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga një ligj për liritë fetare, që synon të largojë hegjemoninë serbe ndaj objekteve fetare të cilat kisha serbe i kishte përvetësuar pa të drejtë.
Dy grupet e besimtarëve u mblodhën në Cetinë, ish-kryeqyteti mbretëror i vendit të vogël ballkanik, me rastin e ritit gjatë të cilit digjen degë lisi.
Forca të shumta policore u vendosën midis dy grupeve disa qindra metra larg-njëri-tjetrit.
Sipas policisë, rreth 800 besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, institucioni fetar kryesor i këtij vendi prej 620 000 banorësh, u mblodhën para manastirit të Cetinës.
Gati 400 përkrahës të Kishës së vogël të Malit të Zi, e papranuar nga bota ortodokse serbe, festuan para kështjellës së Nikollës së parë, mbretit të fundit të Malit të Zi të pavarur.
Rivaliteti i tyre zgjat prej dekadash, por tensionet u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të një Ligji për lirinë e fesë.
Tema shtrihet përtej sferës fetare dhe prek çështjen e identitetit kombëtar të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Serbinë, me të cilën ka qenë i bashkuar për gati 90 vjet të cilin bashkim malazezët e quajnë Aneksim të dhunshëm. /©Kabllogrami/