Arsyeja pse PDK nuk po mund ta rrëzojë qeverinë Haradinaj

Në ndërkohë, qeveria e Haradinajt po rrezikon të rrëzohet pasi që po përballet me presione të shumta, ku spikat heqja e taksës për mallrat nga Serbia që po kërkohet në mënyrë jo parimore nga disa qarqe ndërkombëtare, derisa llaskucët vendorë duke parë presionin e huaj, kanë ulur bishtin dhe kanë dalë kundër Haradinajt lidhur me taksën, shkruan Kabllogrami.

Ish-drejtori i ‘FOL’ dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se PDK-ja do ta rrëzonte menjëherë nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajn, por sipas tij nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse e dinë që në sondazhet e fundit janë jashtëzakonisht keq.

Sipas Zogajt, Haradinaj e di këtë gjë dhe po e shfrytëzon jashtëzakonisht mirë, duke bërë rezistencë për heqjen e vendimit për taksën, edhe ndaj ndërkombëtarëve edhe ndaj PDK-së së Kadri Veselit.

“Sikur PDK të ishte mirë me sondazhe, 5 minuta nuk do ta linte Ramushin kryeministër pas kësaj rezistence që po i bon për taksën”, thotë Zogaj, përcjell Gazeta Express.

Ai thotë se këtë gjë tashmë e ka kuptuar mirë Haradinaj, i cili po e shfrytëzon sitautën për të luajtur edhe me PDK-në edhe me Thaçin.

“Këtë e ka kuptuar mirë edhe Haradinaj dhe po e luan këtë lojë me mjeshtërinë e PDK-së dhe të Thaçit kundër tyre”, ka përfunduar Petrit Zogaj.

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga presidenti, iu kërkuar edhe një herë Haradinajt që të pezullojë vendimin për taksën në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut të Brukselit.

Kërkesë të njëjtë kanë pasur edhe dy ambasadorët e SHBA-së, Kosnett e Scott, të cilët kanë thënë se taksa duhet të pezullohet që palët t’i kthehen dialogut.

Megjithatë kryeministri Haradinaj mbetet i vendosur, se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë