Haradinaj takohet me Hahn: Presim vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ka bërë të ditura temat e diskutimit, përcjell Kabllogrami.

Në statusin e tij, kryeministri kosovar thotë se Hahnin e ka njoftuar për pozicionin e Kosovës, në rrugën drejt BE-së.

Haradinaj tutje ka thënë se pret vendim të shpejtë, në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri nuk ka treguar nëse në këtë takim është diskutuar edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Hahn nuk pritet të zhvillojë takime tjera me liderët e Kosovës, por do të udhëtojë drejt Tiranës, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë