Letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Komisioni Evropian e sheh si përkrahje pёr Bashkimin Evropian në këtë dialog, njofton Kablllogrami
Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Përfaqësueses së Larë lartë për Politikët të Jashtme e të Sigurisë, Maja Kocijançiç.
“Siç e dini, po vazhdon puna në arritjen e marrëveshjes detyruese juridike për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve”, citon FoNet të ketë thënë Kocijançiç.
Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje duhet të sjellë zgjidhje tё qёndrueshme, reale dhe afatgjatë.
“Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe reale, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e BE-së si dhe e pranueshme për vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
“Letrën e Donald Trumpit e shohim si sinjal përkrahjeje dhe inkurajimi edhe për Beogradin e edhe për Prishtinën për vazhdimin e dialogut, ka përfunduar Kocijançiç. /©Kabllogrami/