Në Hungari arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata vendos nëse do ta ekstradoj në Maqedoni

Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski sot ishte në proces gjyqësor në Budapest, ku pritet që të vendoset për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar fotografinë dhe videon e tij.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk i ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Ai kishte mbuluar duart e tij me një sako, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.

Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil politik në Hungari. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë