Rama i kundërpërgjigjet Edita Tahirit: Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri!  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është kundërpërgjigjur ish-kryenegociatores në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.

Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kishte mbështetur vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mos dekretimin e Gent Cakajt në pozitën e ministrit të jashtëm.

E rreth kësaj deklarate ka reaguar menjëherë (që mos ta lë kazanin të ftohet), kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se Tahiri është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë