Bebe Rexha dhe Dua Lipa me çmime në ‘Variety’

Në një eveniment të mbajtur dje, të shtunën mbrëma në West Hollywood, ‘Variety’ i ka nderuar artistët me ndikim më të madh dhe producentët muzikorë të vitit. Dy këngëtaret e famshme, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë qenë në mesin e yjeve që kanë marrë çmime në këtë ceremoni, transmeton Kabllogrami

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm ‘Kompozitorja e vitit’ ndërsa Dua Lipa u nderua me ‘Artistja më e sukseshme e vitit’.

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kohë e fundit.

Dua publikoi në rrjetet sociale foto ku shfaqet duke sё bashku me Beben nё eventin e ‘Variety’. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë