Shorti për kualifikimet e Euro 2020: Kosova në grupin A me Anglinë e Shqipëria në grupin H me Francën

Në shortin e hedhur sot nga UEFA në kryeqytetin e Irlandёs, Dublin, Kosova është caktuar të garojë në Grupin A, ku do të përballet me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi në eliminatoret për Euro 2020, transmeton Kabllogrami.

Në anën tjetër, Shqipëria do të ketë grup më të vështirë. Ajo do të jetë në Grupin H me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.

Evropiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen prej këtyre kualifikimeve, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019.

20 ekipet që do të kualifikohen do të jenë dy ekipet e para të dhjetë grupeve kualifikuese. Katër të tjerat do të përcaktohen pas kësaj faze, përmes “Play-offit” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën D. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë