Bebe Rexha i fton në bashkëpunim Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin, e ç’thonë ato?

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.

Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare.

S’ka vonuar përgjigjja e tyre: “Hajde shqipe”… kështu i është përgjigjur Lipa, propozimit të Rexhës për këtë bashkëpunim të këtyre këngëtareve shqiptare me renome botërore

Edhe Ora i është përgjigjur kësaj kërkese të Bebes, duke thënë se ka shumë respekt për të gjitha këto femra, derisa Ava Max e ka ripostuar mesazhin me mbishkrimin “New Lady Marmalade”.

Paramendoni sikur të ndodhte një bashkëpunim i tillë. Shtrohet pyetja, a do shndërrohej vallë në hitin më të madh të shqiptarëve kudo në botë, por jo vetëm. Me shumë mundësi do të bëhej një mega-hit global /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë