Bie borë pareshtur në Kosovë, trashësia deri në 50 cm

Të reshura të borës në Kosovë pritet të ketë deri në mbrëmjen e së enjtes ndërsa trashësia e borës pritet të arrijë mbi gjysmë metri.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në një prononcim për portalin koha.net ka thënë se në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit niveli i borës më i madh.

“Në Junik ka më shumë borë. Trashësia më e madhe është në perëndim dhe veriperëndim të vendit”, ka thënë Aliu.

Sipas IHMK-së, pas të shtunës do të ketë kthjellime në qytetet kryesore të Kosovës. Shkaku i këtyre kthjellimeve do të ketë zbritje të temperaturave.

“Pas të shtunës do të ketë ulje të temperaturave. Kthjellime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës. Për këtë shkak temperaturat do të ulen deri në minus 11 gradë”, ka thënë ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë