Bombardimet e  NATO-s të ligjshme dhe të domosdoshme

Janë bërë 20 vjet nga stopimi i bombardimeve të NATO-s kundër okupatorit gjenocidial serb që atë botë udhëhiqej nga Millosheviqi.

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të domosdoshme dhe të ligjshme.

Sipas Stoltenberg, edhe historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sepse siç u shpreh ai, ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në atdhe.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se në atë kohë, ishte KFOR-i i cili ndihmoi për krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera që jetonin në Kosovë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë