Fifi dhe Mc Kresha në duet në Këngën Magjike /Video/

Fifi dhe Mc Kresha kanë performuar në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku konkurrojnë me një baladë në mesin e shumë këngëtarëve të tjerë të suksesshëm, njofton Kabllogrami

‘’Psikopatja jote’’ titullohet ky projekt muzikor i cili i sjell të magjishëm dyshen në skenë.

Konkurrenca në këtë festival është bërë sivjet edhe më e fortë pasi po festohet 20 vjetori i ‘Kënga Magjike’.

Kënga është pëlqyer nga publiku duke e bërë kështu një nga pretendentët për fitore nё Kёngёn Magjike.

Në kanalin YouTube, “Psikopatja jote” tashmё ka marrë mbi 1 milion klikime, fakt të cilit i është gëzuar shumë Fifi. /©kabllogrami/

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën nëse ju ka ikur paraqitja e tyre:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë