Britania e Madhe: Marrëveshja Kosovë-Serbi në kuadër të kufijve aktualë

Ambasadori i Mbretёrisё sё Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në Facebook ka dhënë disa përgjigje në pyetjet e tyre, lidhur me tema aktuale dhe tё ndjeshme pёr qytetarёt e Kosovёs, pёrcjell Kabllogrami.

Ndër to ishte edhe rreth asaj nëse Britania e Madhe e mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri, lidhur me të cilën Ruairi O’Connell ka thënë se Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë Forcat e Armatosura.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Ruairi O’Connell, ka folur edhe rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht “vijave të kuqe” të Britanisë.

Në këtë kontekst, ambasadori britanik ka shkruar: “Pozicioni i Britanisë është i qartë, duhet të ketë një marrëveshje të plotë ndërmjet dy shteteve sovrane që ne i kemi njohur dhe jemi shokë me ta, në bazë të kufijve aktualë”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë