Marko Jakshiq: Raftet e barnatoreve janë plot në veri, tregimet për katastrofë humanitare janë të fryra

Përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore Serbe “Atdheu”, Marko Jakshiq, ka deklaruar se tregimet për një krizë të madhe humanitare në veri janë të fryra.

“Të vetmet që janë të zbrazëta janë barnatoret të cilat edhe para këtyre sanksioneve nuk kanë qenë të mbushura. Raftet e shitoreve, vetëshërbimeve dhe barnatoreve private janë përplot, e do të ishin edhe më të mbushura sikur Beogradi të lejonte mënyra alternative të furnizimit të mallrave, por Beogradi zyrtar nuk lejon në mënyrë që të vazhdojë të përhapë histori të katastrofës humanitare”, përcjell RTCG deklaratën e Jakshiqit për të përditshmen serbe “Danas”, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se “asgjë nuk varet nga shqiptarët, sepse janë ato rrugë anësore në veri të Kosovës dhe do të duhej të kishit ushtri prej 100 mijë ushtarësh që të mund t’i kontrollonit të gjitha rrugët”.

Sipas tij, protestat në Mitrovicë të veriut janë veprime të ideuara nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe janë veprime budallaqe dhe jokreative. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë