Urime Ismail Kadare ditëlindjen e 83-të, pritsh edhe shumë të tjera me ditë më të mira për shqiptarët

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare sot feston 83-vjetorin e lindjes së tij, dhe në urimet që i vijnë gjithandej nga rrah zemër shqiptari ‘pa shibla’, ai është vlerësuar si gjigant i kombit; personalitet unikal, kolos e i papërsëritshëm, transmeton Kabllogrami që i bashkohet me konsideratë të thellë këtyre urimeve për këtë shtyllë të palëkundur të kombit shqiptar.

Një urim i veçantë vjen nga i pari i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës, Ilir Meta që e ka uruar shkrimtarin, duke e cilësuar krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar.

“Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!”, shprehet Meta përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka uruar shkrimtarin.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!”, është shprehur Haradinaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë