Daçiq: Kosova nuk mundet askund pa Serbinë

Kosova nuk mund të hyjë në asnjë organizatë ndërkombëtare përderisa nuk merret vesh me Serbinë, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq. Por a ka Kosova ndonjë lider apo politikan që t’i thotë reagojë Daçiqit të paktën me një kundërpyetje: E ku mundet Serbia pa dhënë dakordin Kosova?, shkruan Kabllogrami

Daçiq, ka thënë se Kosova nuk mundet askund pa Serbinë.

Derisa më vonë ka zbutur diskursin, siç përcjell rtv, duke shtuar se pa marrëveshje nuk ka përparim as për Kosovën dhe as për Serbinë, transmeton Koha.net.

Ka thënë se Serbia nuk e pranon politikën e aktit të kryer.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të rregullohet ndonjë gjë në marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës, Daçiqi ka thënë se mundet, por kusht për këtë është që kosovarët ta heqin taksën ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk e pranojmë politikën e aktit të kryer dhe në këto kushte dialogu është i pamundshëm”, ka përfunduar Daçiq. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë