Ironizon Albin Kurti: Kur Zana telefonon Glaukun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ka ironizuar me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me Kallëzimin Penal të bërë nga Kurti e Konjufca kundër Presidentit dhe Kryeparlamentarit për shpifje nën betim në Gjykatë, në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit”, transmeton Kabllogrami.

Kurtit i pengon neglizhenca dhe mos gatishmëria e Prokurorisë së Shtetit për ta trajtuar këtë rast, ndonëse tashmë janë bërë 3 muaj nga ngritja e Kallëzimit Penal për shpifje nën betim ndaj Presidentit dhe Kryeparlamentarit.

Kurti me këtë rast në petkun e skenaristit të talentuar, rolin kryesor e ka ndarë për bashkëpartiakun e tij, Glauk Konjufcën dhe ‘Zanën’ një zyrtare kjo e Prokurorisë së Shtetit.

Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“- Alo, mirëdita.

– Mirëdita.

– Unë jam Zana nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Po flas me deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca?

– Po, unë jam.

– Prokurori i Shtetit ju kërkon të vini për një bisedë lidhur me Kallëzimin Penal që keni bërë me datë 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Na vjen keq që nuk ju kemi thirrur më herët, por a mund të vini nesër, të premten, në ora 10:00?

– Ka tre muaj që pres këtë thirrje. Sigurisht që do të vij. Bëhet fjalë për Kallëzimin tonë Penal ndaj Presidentit dhe Kryeparlamentarit, që kanë gënjyer dhe shpifur nën betim në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit”, apo jo?

– Po, ashtu keni thënë në Kallëzim Penal.

– Aty do të jem. Ju falemnderit. A e keni ftuar edhe Albin Kurtin?

– Po, porsa mbarova bisedën me të. Edhe ai do të vijë.

– Shumë mirë. Atëherë mirupafshim nesër.

– Mirupafshim. Ju falemnderit z. Konjufca.

* * *

Thjesht dhe qartë. Vetëm sikur të ishte edhe e vërtetë.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë