Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq (Sloba i vogël) ka deklaruar se gjatë periudhë së shkuar janë bërë hapa të rëndësishëm diplomatikë dhe se ata mund të maten me atë se cilat vende vërtetë e kanë njohur Kosovën.
“Shumë shpejt do të arrijmë atje se më pak se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai për “novosti’, transmeton Koha.net.
Daçiqi ka thënë se nga dita në ditë një numër vendesh pohon se s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina se e kanë njohur.
“Nëse Peruja dhe Egjipti qe katër vjet nuk kanë votuar për Kosovën, si mund të pohojnë tash se ato janë ë në listën e vendeve që e kanë njohur”, ka thënë Daçiq.
“Ne kemi fituar. Mendoj se është fitore e madhe e Serbisë që Kosova nuk u anëtarësua në UNESCO, Interpol”, ka thënë ndër të tjera ai. /©Kabllogrami/