Reagon Flori pasi Elhaida Dani ia ‘huazon’ kёngёn fituese ‘Plas’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka sjellë në versionin e saj këngën fituese të edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike 2018”.

“Plas” e Flori Mumajesit doli kënga fituese, ndërsa për coverin e saj Elhaida ka thënë se është dhuratë për autorin Mumajesi.

“Ky cover është një dhurate për Flori Mumajesin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde”, ka shkruar ajo.

S’ka vonuar shumё dhe ka ardhur reagimi i Florit pasi Elhaida Dani realizoi “Plas” në versionin e saj.

Ky i fundit është emocionuar shumë pasi dëgjoi këngën e tij në versionin e ri.

“I lumtur qё i ke dhёnё njё tjetёr ndjesi. Coverat nuk bёhen asnjёherё pёr t’u krahasuar por pёr t’i dhёnё dimensione tё ndryshme kёngёs. Ёshtё njё aromё tjetёr, njё ndjesi tjetёr dhe unё personalisht jam i lumtur qё pёrcillet nga zёri i saj pёr tё cilёn tё gjithё jemi krenarё”, ka shkruar ndër të tjera Flori. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë