Daçiq: Prishtina platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se deklaratat e Federica Mogherinit se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të verifikojë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e negociatave.

Ai shtoi se nuk ka negocime dhe se Prishtina “platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit si gazetë e murit ose një njoftim të brendshëm”, transmeton KP.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini tha dje në Nju Jork se është e nevojshme që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por të mbështetet gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit i OKB. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë