Zgjidhja për Kosovën: SHBA, Rusia dhe Kina në bisedime, një Rezolutë e re në vend të 1244?

Mediat serbe po shkruajnё sё fundmi pёr njё zgjidhje pёrfundimtare sa i pёrket raporteve Serbi – Kosovё. Kёshtu sipas gazetёs serbe ‘Kurir’, angazhimi i madh nga SHBA-të së bashku me inkuadrimin e Rusisë dhe Kinës mund të sjellin një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, pёrcjell Kabllogrami

Sipas mediumit serb, përfshirja e Rusisë dhe Kinës përforcojnë shanset e Beogradit të luftojë për interesat e tij në Kosovë, sepse nuk do të jetë më “i vetëm kundër të gjithëve” në tavolinën e bisedimeve, transmeton lajmi.net.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin rol kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo dëshmohet edhe nga letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Angazhimi i shtuar nga Washingtoni së bashku me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës shtojnë mundësitë për një zgjidhje përfundimtare të Kosovës, shkruan më tej “Kurir”.

Gazeta serbe për më tepër shkruan se Këshilli i Sigurimit në OKB mund të sjellë një Rezolutë të re qё do zёvendёsonte rezolutёn 1244 për Kosovën. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë