Formacioni i Liverpool kundër Bayern Munich: Ku do jetë Shaqiri

Dy ekipet me renome që i kanë fituar nga pesë trofe të Ligës së Kampionëve secili, Bayern Munich dhe Liverpool, do të përballën sonte për një vend në çerekfinale të këtij edicioni, me Xherdan Shaqirin që do ta nisë nga banka e rezervistëve.

Bayerni e pret Liverpoolin sonte në Allianz Arena, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, me rezultatin nga ndeshja e parë 0:0. Kosovari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ishte në stol edhe në ndeshjen e parë para tri javësh, por atë natë Jurgen Klopp s’e aktivizoi fare.

Shaqiri ndeshjen do ta nisë përsëri nga stoli edhe sonte dhe mbase është i mundshëm aktivizimi i tij në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon, përfshirë Champions League.

Ndeshja mes Bayern Munichut dhe Liverpoolit zhvillohet sonte në orën 21:00 në Allianz Arena.

©Kabllogrami

Formacionet zyrtare:

Image

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë