Dedën e shqetëson paragrafi i fundit në letrën e Trump

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Deda, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë se sa shumë ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit, transmeton Kabllogrami.

“Nga letra e Trump mund të shihet se sa ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe sa afër marrëveshjes janë. Sot në mënyrë simultane është lajmi i ardhur nga Brukseli, ku Brukseli dhe Washtingtoni e ’emërojnë’ Thaçin si përfaqësues i Kosovës në bisedime me Serbinë”, tha ai.

Por, Dedën në këtë letër e ka shqetësuar edhe diçka tjetër, njofton Klan Kosova.

“Më shqetëson paragrafi i fundit i letrës së Trump që e bënë të qartë që ekziston mundësia se në një kohë të shkurtë Thaçi dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen. Është shqetësuese pasi Thaçi nuk ka dakordancë në Kosovë që të jetë përfaqësues, e dyta nuk ka dakordancë që korrigjimi i kufirit me Serbinë të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Deda.

Megjithatë sipas Dedës e gjithë kjo ka qenë e pritshme për një arsye.

“E gjithë kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh refuzimin e partive të mëdha politike për të bërë konsensus e këto parti të mëdha do të kenë përgjegjësinë më të madhe nëse Thaçi pa mandat e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë që përfshin ndarjen e Kosovës me korrigjimin e kufirit”, ka thënë Deda. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë