Noizy me këngë të re, tash në duet me një grek /video/

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, vazhdon të publikojë projekte të reja në muzikë. Duket se s’po mundet pa bërë duete, pasi që në kohën e fundit ka realizuar shumë të tillë, shkruan Kabllogrami.

Së fundmi, ai ka realizuar një këngë të re, në bashkëpunim me reperin e njohur grek, Snik. “Gango” titullohet kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Muzika është realizuar nga Black H & Bret Beats, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dy reperët. Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe i është besuar Angel saft.

Muajve në vazhdim, reperi i njohur pritet të sjellë edhe disa këngë të reja në kuadër të festave të fundvitit. /©Kabllogrami/

Në vijim mund ta ndiqni video-klipin e këngës:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë