Edhe në Shqipëri mot jostabil në ditët në vijim

Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa me kthjellime vijon moti në jug të vendit.

Parashikohet që pas mesditës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke risjellë kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Mot i ngjashëm pritet edhe në ditët pasuese të kësaj jave./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë