Edhe nesër në Kosovë me reshje bore e temeperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë, ditë e premte.

“Do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende në orët e hershme të ditës parashihet të ketë reshje të kohë pas kohëshme të borës, pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje”, thuhet në njoftim.

Tutje, sipas Institutit, thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë