Eksplodim i fuqishëm në televizionin grek

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës sё djeshme në Greqi, transmeton Kabllogrami.

Mediat greke raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në ndërtesën e stacionit televiziv SKAI. Fatmirësisht, nga shpërthimi i shënuar rreth orës 02.37 minuta nuk ka asnjë të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Autoritetet greke kanë sqaruar deri tani se për këtë shpërthim janë përdorur rreth 5 kg eksploziv, ndërsa autorët janë ende të panjohur. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë