Engel i përgjigjet Thaçit për urimin e zgjedhjes në krye të Komitetit për marrëdhënie me  jashtë të Kongresit Amerikan

Pas urimit të presidentit Thaçi për Eliot Engel për zgjedhjen e tij në mandatin e tij si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me Jashtë në Kongresin amerikan, ky i fundit i ka kthyer urimin presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Engel ka falënderuar Thaçin, ndërsa ka thënë se pret që të punojë së bashku për të mirën e popullit amerikan dhe të Kosovës.

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë